Arsim Kabashi: TANI ka filluar gara e vërtetë për FC Ballkanin!

Udhëheqësi i FC Ballkanit, Arsim Kabashi, përmes një shkrimi ka reagur pas gjendjes së krijuar me humbjen e rastit që Ballkani të jetë fitues i kampionatit 2019/2020.

Ndër tjera Kabashi ka falënderuar edhe trajnerin e klubit, Ismet Munishin, dhe lojtarët që dhanë gjithçka nga vetja.

“Të dashur qytetar të mirë të Vendëlindjes sime Suharekës , të dashur tifoz të klubit tonë, Ne ju zhgënjyem në fund për të sjellur titullin e parë në historine e klubit, ishim më të motivuar se gjithcka, u munduam me të gjitha forcat, dham gjithcka nga vetja,por ishte e shkruar kështu nga Zoti i madhërishem 🙏,

Për mua si udhëheqës i klubit tani më ska rëndësi a do e sigurojm Europen apo do të jemi fitues të Digitalb Kupës së Kosovës, do të fokusohemi në kampionatin e ardhshëm, TANI ka filluar gara e vërtetë për FC Ballkanin,
Krenar dhe mirnjohës për punen e palodhëshme të super trainerit Munishi dhe stafit të tij, krenar dhe falenderues për gladiatorët tanë që dhan gjithcka nga vetja për një triumf të vërtetë 😊,

Në këtë postim dua ti uroj titullin e championit presidentit të Dritës z.Valon Murselit dhe FC Drita-s, urojmë të na bëni krenar shtetin tonë në garat Europiane 🙏

Miq dhe dashamir faleminderit nga zemra për të gjitha këto thirrje dhe lëvdata, Mirupafshim në sezonin e ri 2020/2021 🙏” ka shkruar Kabashi.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.