Arsim Kabashi “kërkon” që të kompensohen dëmet e klubeve të Superligës nga Covid-19

Kreu i Ballkanit, Arsim  Kabashi, ka kërkuar që klubet kosovare të futbollit të kompensohen nga qeveria për dëmet financiare të cilat i kanë pësuar nga pezullimi i aktiviteve sportive shkaku i koronavirusit. 

Tahir Batatina i Llapit e ka mbështetur këtë iniciativë dhe ka thënë që nëse kërkesat nuk plotësohen, të mos vazhdohet fare kampionati.

“Shpresojë të bashkohemi të gjitha klubet e superliges dhe tju drejtohemi të gjitha instutucioneve tona nga niveli qeveritar deri tek ajë Komunalë Që nga e hëna fillon punen ffk ti dërgojm kerkesat tona dhe nëse është nevoja takim edhe me Kryeministrin edhe me Ministren e Sportit edhe me krert e ffk-së që nëse nuk përmbushen kerkesat tona edhe mos të vazhdojna hiq me kampionat.Duke e parë se krejt shtetet po ju ndihmojn klubeve dhe sportit” ka komentuar Batatina.

Arsim Kabashi ka kërkuar që të njëjtën kërkesë drejt kryeministrit në detyrë Albin Kurtit dhe Ministrisë së Sportit ta bëjnë edhe klubet e Ipko Superligës së Kosovës.