Arsim Kabashi: FC Ballkani do të jetë kampion!

Për shkak të pandemisë COVID-19, e njohur ndryshe si koronavirus, futbolli në Kosovë është pezulluar deri në një njoftim të radhës.

Kanë kaluar pothuajse një muaj prej kur futbolli në Kosovë është pezulluar.

Padyshim se skuadra që po shkëlqente këtë edicion ishte Ballkani i Therandës, që ishte lider në tabelë.

E presidenti i këtij klubi, Arsim Kabashi ka thënë se trajnerët dhe futbollistët e Ballkanit duhet të kenë sa më shumë kujdes në këtë periudhë.

“Trajnerëve, lojtarëve dhe ju të gjithë që jeni pjesë e klubit Ballkani, ju lutem të keni kujdes dhe të kontribuoni sa më shumë në parandalimin e këtij virusi”.

“Do të kthehemi më të fortë se përpara, të vazhdojmë aty ku e kemi lënë. Pasi ashtu do të dëshmojmë se e meritojmë të jemi kampion”, shkruan Kabashi në mes të tjerash.

RAPORTO