Arsenali ia mori nga duart, Manchester United ofroi 90 milionë euro për të

Arsenali ia mori nga duart, Manchester United ofroi 90 milionë euro për të
Çlirim Gashi

10.08.2019 / Sport

Ai mund të kishte shkuar në “Old Trafford”, por përfundoi në “Emirates”. Kjo gjë është zbuluar sot nga mediat franceze.

Manchester United bëri një ofertë prej 90 milionë eurosh për Nicolas Pepe, para transferimit të tij tek Arsenali, raporton “Le10Sport”.

Oferta e “Djajve të Kuq” varej nga shitja e Romelu Lukaku, por kjo nuk ndodhi kur duhej.

Shitja e belgut tek Interi nuk ndodhi deri ditën e fundit të merkatos së transferimeve në Premier League, kështu që Solskjaer nuk ishte në gjendje ta rrëmbente Pepe nga Lille, para se ta bënin këtë “Topçinjtë”.

Atletico Madrid, gjithashtu, bëri një ofertë më të madhe se ajo e Arsenalit prej 80 milionë euro, shumë për të cilën Pepe zbarkoi në Londër.

RAPORTO