Arsenali i Xhakës fitoren e shndërron në barazim

15.09.2019

Arsenali barazoi në udhëtim me rezultat 2:2 në duel me Watfordin, në kuadër të javës së pestë të Premier League në futboll. Dukej se Arsenali e ka fitoren në grusht kur avancoi me rezultat 2:0 me golat e Pierre-Emerick Aubameyang në minutën e 21-të e 32-të. Megjithatë, në pjesën e dytë ndryshuan gjërat papritur dhe […]

Arsenali i Xhakës fitoren e shndërron në barazim Foto: Ilustrim

Arsenali barazoi në udhëtim me rezultat 2:2 në duel me Watfordin, në kuadër të javës së pestë të Premier League në futboll.

Dukej se Arsenali e ka fitoren në grusht kur avancoi me rezultat 2:0 me golat e Pierre-Emerick Aubameyang në minutën e 21-të e 32-të. Megjithatë, në pjesën e dytë ndryshuan gjërat papritur dhe vendasit edhe barazuan.

Fillimisht në minutën e 53-të, pas një gabimit të mbrojtjes Tom Cleverley nga rreth 15 metra me një goditje të fortë e plason topin pothuajse në mes të portës dhe ngushton rezultatin 1:2.

Në minutën e 81-të, ‘Topçinjtë’ në shok, penallti të cilën e ka konkretizuar Roberto Pereyra dhe 2:2. Kapiteni Granit Xhaka me Arsenalin luftuan deri në fund por nuk ia dolën që të kthehen me tri pikë. Arsenali është në vend të shtatë me 8 pikë dhe Watfordi i fundit me 2 sosh.