Arsenali duhet të “largojë gjysmën e skuadrës”, përfshirë “problematikun” David Luiz, thotë David Bentley

29.06.2020

David Bentley ka kërkuar nga Arsenali që të shkarkojë gjysmën e ekipit të tyre, përfshirë David Luiz dhe Mesut Ozil, në mënyrë që të rindërtojnë skuadrën. Menaxheri i Arsenalit, Mikel Arteta, duhet të marrë një sëpatë për skuadrën e tij këtë verë, thotë David Bentley, i cili shton se se rreth gjysma e skuadrës nuk […]

Arsenali duhet të “largojë gjysmën e skuadrës”, përfshirë “problematikun” David Luiz, thotë David Bentley Foto: Ilustrim

David Bentley ka kërkuar nga Arsenali që të shkarkojë gjysmën e ekipit të tyre, përfshirë David Luiz dhe Mesut Ozil, në mënyrë që të rindërtojnë skuadrën.

Menaxheri i Arsenalit, Mikel Arteta, duhet të marrë një sëpatë për skuadrën e tij këtë verë, thotë David Bentley, i cili shton se se rreth gjysma e skuadrës nuk është e denjë për të luajtur për këtë klub.

Që nga rikthimi pas pandemisë me koronavirus, Topçinjtë kanë parë që shpresat e tyre për të arritur në Ligën e Kampionëve janë zbehur me humbjen kundër Manchester Cityt dhe Brighton.

Edhe pse ata më pas janë hedhur në sulm duke mposhtur Southampton dhe duke arritur gjysmëfinalen si dhe me një sukses dramatik ndaj Sheffield United të Dielën, prapë se prapë kërkohen ndryshime të mëdha.