Arsenali dhe Evertoni në bisedime për transferimin e të padëshiruarin e Real Madridit, James Rodriguez

27.01.2020

Dy klubet angleze, Arsenali dhe Evertoni janë në bisedime për transferimin e lojtarit të Real Madridit, James Rodriguez, ku ky lojtar ndryshe njihet edhe si i padëshiruar i klubit spanjoll. Sipas mediave të huaja përkatësisht gazeta “Marca” ka raportuar se dy klubet nga Anglia, Arsenali në krye me Mikel Arteta dhe Evertoni i drejtuar nga […]

Arsenali dhe Evertoni në bisedime për transferimin e të padëshiruarin e Real Madridit, James Rodriguez Foto: James Rodriguez (GettyImages)

Dy klubet angleze, Arsenali dhe Evertoni janë në bisedime për transferimin e lojtarit të Real Madridit, James Rodriguez, ku ky lojtar ndryshe njihet edhe si i padëshiruar i klubit spanjoll.

Sipas mediave të huaja përkatësisht gazeta “Marca” ka raportuar se dy klubet nga Anglia, Arsenali në krye me Mikel Arteta dhe Evertoni i drejtuar nga Marco Silva janë duke luftuar për të nënshkruar me yllin e Real Madridit, James Rodriguez para se të mbyllet afati kalimtar i transferimeve të janarit.

Kolumbiani 28 vjeçar u kthye te Real Madrid verën e kaluar pas i kaloi dy sezone si i huazuar te klubi gjerman, Bayern Munich, por nuk ka rritur t’i bind trajnerin si dhe trejtuesit e skuadrës.

Rodriguez tashmë është duke u përballur me një të ardhmë jo të sigurt pasi që në këtë sezon për Real Madridin ka bërë vetëm 11 paraqitje.