Arsenali afër shitjeve të Granit Xhakës dhe Hector Bellerin

09.06.2021

Arsenali ka filluar punën për përgatitjet për sezonin e ardhshëm 2021/22. Klubet futbollistike veçse kanë filluar transferimin apo shitjen e lojtarëve. Një ashtu edhe klubi anglez, Arsenali është shumë afër shitjes së dy lojtarëve në afatin kalimtar të verës. Arsenali është duke dëshiruar të bëjë shumë ndryshime sa i përket afatit kalimtar të verës si […]

Arsenali afër shitjeve të Granit Xhakës dhe Hector Bellerin Foto: Ilustrim

Arsenali ka filluar punën për përgatitjet për sezonin e ardhshëm 2021/22.

Klubet futbollistike veçse kanë filluar transferimin apo shitjen e lojtarëve.

Një ashtu edhe klubi anglez, Arsenali është shumë afër shitjes së dy lojtarëve në afatin kalimtar të verës.

Arsenali është duke dëshiruar të bëjë shumë ndryshime sa i përket afatit kalimtar të verës si për transferime ashtu edhe për shitje.

Sipas mediumit britanik Express.co.uk, Topçinjtë janë afër që në këtë afat kalimtar të verës të largojnë mesfushorin, Granit Xhaka dhe mbrojtësin, Hector Bellerin.

Po ashtu raportohet se Roma ka shfaqur interesim të madh për transferimin e Granit Xhakës, ndërsa për mbrojtësin Bellerin raportohet se të interesuara janë klubet PSG dhe Villarreal.