Arsenal nuk heqë dorë nga Denis Suarez
- 19.01.2019

Skuadra angleze, Arsenal tash e sa kohë ka vendosur që ta blejë mesfushorin e Barcelonës, Denis Suarez por skudara katalunase nuk po pranon asnjë ofertë nga skuadra angleze.
Suarez në kohën e fundit ka arritur një marrëveshje me Barcelonën, dhe për këtë arsye është njoftuar publiku dhe skuadrat e tjera që Suarez do të qëndrojë në Barcelonë.
Megjithatë, Arsenal ka përpiluar një ofertë tjetër për yllin e skuadrës katalunase, kjo ofertë bëhet e ditur se është shumë më e mirë.
Stafi i klubit anglez, ka vendosur që nëse transferohet Denis Suarez do të paguhet 2 milionë euro në fillim, po ashtu do të paguhet edhe 20 milionë euro shtesë që të shtyjë Suarezin të bëjë marrëveshje të përhershme me skuadrën angleze.