Arsenal-Chelsea, arrihet marrëveshja për David Luiz

Arsenali ka arritur marrëveshje me Chelsean për mbrojtësin, David Luiz.

Luiz sot do të transferohet në “Emirates Stadium” për të kompletuar transferimin e tij.

32-vjeçari do të nënshkruajë kontratë dyvjeçare, ndërsa Chelsea do të fitojë 8.6 milionë euro.

Kjo ishte një nga lëvizjet surprizë të këtij afati kalimtar, pasi vetëm mbrëmë u zbulua dëshira e brazilianit për të kaluar në Arsenal.

RAPORTO