Arrihet marrëveshja në parim mes Messit dhe PSG-së, argjentinasi sonte pritet të arrijë në Paris

09.08.2021

Lionel Messi dhe Paris Saint-Germain raportohet se tashmë kanë arritur marrëveshje në parim. Ylli argjentinas po largohet nga Barcelona pas 21 vitesh qëndrimi, e që do t’i bashkohet skuadrës franceze si lojtar i lirë. Sipas asaj që raporton RMC Sport, 34-vjeçari ka arritur marrëveshje në parim me klubin nga Ligue 1 dhe do të niset […]

Arrihet marrëveshja në parim mes Messit dhe PSG-së, argjentinasi sonte pritet të arrijë në Paris Foto: Ilustrim

Lionel Messi dhe Paris Saint-Germain raportohet se tashmë kanë arritur marrëveshje në parim.

Ylli argjentinas po largohet nga Barcelona pas 21 vitesh qëndrimi, e që do t’i bashkohet skuadrës franceze si lojtar i lirë.

Sipas asaj që raporton RMC Sport, 34-vjeçari ka arritur marrëveshje në parim me klubin nga Ligue 1 dhe do të niset sonte për në Paris.

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë kishte pranuar kontratën të dielën e javës që lamë pas, pas konferencës lamtumirëse te Barcelona.

Bëhet e ditur se Messi do të fitojë 25 milionë euro bonuse për dy vite qëndrimi në kryeqytetin e Francës, e që ka mundësi të qëndrojë edhe për një vit të tretë.