Arrihet marrëveshja, Higuain tek Chelsea

09.01.2019

Gonzalo Higuain dhe Maurizio Sarri do të punojnë sërish bashkë. Gazeta spanjolle, Marca ka dhënë lajmin e bujshëm se argjentinasi ka arritur akordin për t’u transferuar te Chelsea në këtë merkato. El Pipita i ka thënë po propozimit që ka marrë nga Blutë e Londrës të cilët e dëshirojnë me çdo kusht Higuainin, me kërkesë […]

Arrihet marrëveshja, Higuain tek Chelsea Foto: Ilustrim

Gonzalo Higuain dhe Maurizio Sarri do të punojnë sërish bashkë. Gazeta spanjolle, Marca ka dhënë lajmin e bujshëm se argjentinasi ka arritur akordin për t’u transferuar te Chelsea në këtë merkato.

El Pipita i ka thënë po propozimit që ka marrë nga Blutë e Londrës të cilët e dëshirojnë me çdo kusht Higuainin, me kërkesë të trajnerit të tyre, Sarri i cili ka punuar me Gonzalon gjatë kohës që drejtonte Napolin.  Por nëse Higuain shkon te Chelsea, nga londinezët do të largohet Alvaro Morata, i cili nuk do të përfshihet në marrëveshjen me Milanin, pasi po flitet gjithnjë e më shumë për një transferim të tijin te Sevilla.

Mirëpo, përpara se kuqezinjtë të japin ok-in për këtë operacion merkatoje duhet të gjejnë më parë zëvendësuesin e argjentinasin, me Milanin që ka hedhur sytë nga polaku i Genoas, Piatek.