Arrihet marrëveshja, Anthony Joshua do të ndeshet me këtë boksier

22.01.2020

Anthony Joshua dhe menaxheri i tij Eddie Hearn kanë arritur marrëveshjen që boksieri britanik të mbrojë titujt kampionë bote në peshën e rëndë ndaj bullgarit Kubrat Pulev. Ky i fundit është i mandatuar nga IBF. Dy boksierët kanë afat deri më 31 janar për të arritur një marrëveshje, por duket se palët e kanë zgjidhur […]

Arrihet marrëveshja, Anthony Joshua do të ndeshet me këtë boksier Foto: Ilustrim

Anthony Joshua dhe menaxheri i tij Eddie Hearn kanë arritur marrëveshjen që boksieri britanik të mbrojë titujt kampionë bote në peshën e rëndë ndaj bullgarit Kubrat Pulev. Ky i fundit është i mandatuar nga IBF.

Dy boksierët kanë afat deri më 31 janar për të arritur një marrëveshje, por duket se palët e kanë zgjidhur më herët këtë ngërç. Pulev, 38 vjeç, nuk konsiderohet një rival i vështirë për Joshuan.

“Ne jemi shumë pranë marrëveshjes dhe tani jemi duke kërkuar për një vend se ku do ta zhvillojmë këtë sfidë”, u shpreh Eddie Hearn, raporton insporti.com

Gjasat janë që kjo përballje të zhvillohet në Britaninë e Madhe edhe pse nuk pritet të ketë shumë sukses, duke qenë se konsiderohet një sfidë e lehtë për britanikun.