Arijanet Muric ndër portierët më të mirë botërorë

25.01.2019

Portieri i kombëtares së Kosovës, njëkohësisht edhe ndër portierët më të mirë të Manchester City, ku Guardiola dekalroi se Muric është portieri im i preferuar, ku paraqitjet e tij janë të jashtëzakonshme. Arijanet Muric, është e ardhmja e kombëtares së Kosovës, po ashtu edhe e skuadrës angleze, Manchester City. Këtë më së miri e dëshmon […]

Arijanet Muric ndër portierët më të mirë botërorë Foto: Ilustrim

Portieri i kombëtares së Kosovës, njëkohësisht edhe ndër portierët më të mirë të Manchester City, ku Guardiola dekalroi se Muric është portieri im i preferuar, ku paraqitjet e tij janë të jashtëzakonshme.

Arijanet Muric, është e ardhmja e kombëtares së Kosovës, po ashtu edhe e skuadrës angleze, Manchester City.

Këtë më së miri e dëshmon statistikat e tij me ekipin anglez, Man City, ku thuhet se falë paraqitjeve të jashtëzakonshme të Muricit, Man City kaloi
në gjysmëfinalen e Carabao Cup, ku ai arriti që ti ndalë dy penallti ndaj ekipit anglez, Leicester City.

Arijanet Murici, me skuadrën angleze, ka zhvilluar 5 ndeshje, ku 4 prej tyre e mbajti portën të paprekur nga kundërshtari.

Kurse, me kombëtaren e Kosovës, ai zhvilloi vetëm një ndeshje, kundër Azerbajxhanit, ku Kosova fitoi 4 me 0, që i bie që Murici nuk e ka lënë kundërshtarin që të afrohet tek porta.