Kontrata e Pepajt me ekipin kampion është vazhduar edhe për një vit.

Ardit Pepaj pritet të jetë vlerë e shtuar për ekipin në të gjitha garat.

“Reprezentuesi më i ri i Kosovës Ardit Pepaj vazhdon edhe këtë vit me ne. Arditi pritet të jetë vlerë e shtuar për ekipin në të gjitha garat!”, thuhet në njoftimin e KB Yllit.

Kujtojmë, Ylli dje zyrtarizoi vazhdimin e kontratës me kapitenin e skuadrës, Gëzim Morina, ku e ka vazhduar kontratën me klubin edhe për 3 vitet e ardhshme.