Çlirim Gashi
07.05.2019, 18:53

Arbër Zeneli shpallet lojtari më i mirë i muajit

Arbër Zeneli lojtari i përfaqësueses së Kosovës, e ka nisur mjaft mirë karrierën e tij tek skuadra franceze Reims, i cili u transferua nga Heerenven.

Në përgjithësi, Zeneli ka shënuar dy gola dhe ka dhuruar katër asistime për t’u shpallur lojtari më i mirë i muajit mars te Reims.

Skuadra franceze të martën ia dorëzoi trofeun Zenelit, Reims aktualisht renditet në vendin e 9-të në Ligue 1 me 49 pikë.