Arbër Zeneli pritet të rikthehet këtë javë

Arbër Zeneli ishte shumë i pafat në fillimin e sezonit teksa u dëmtua rëndë në sfidën kualifikuese të Kosovës për Euro 2020 ndaj Malit të Zi.

Dëmtimi në ligamente bëri që futbollisti të mos i shmangej ndërhyrjes kirurgjikale, duke humbur një numër të madh ndeshjesh.

Megjithatë, tashmë Zeneli është në hapat e fundit dhe rikthimi i tij pritet të bëhet këtë javë, së paku në bankën rezervë.

Të rejat e fundit nga Franca konfirmojnë se Zeneli pas plot 262 ditësh do të grumbullohet këtë të diele me Stade de Reims në ndeshjen kundër Saint-Etienne

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.