Arbër Zeneli në formacionin më të mirë të javës në Evropë

25.02.2019

Ylli i përfaqësueses së Kosovës, Arbër Zeneli, po ashtu edhe lojtar i klubit francez Reims, ai u përfshi në formacionin më të mirë të javës në Evropë.Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës dhe i klubit francez, Reims – Arbër Zeneli është i përfshirë në formacionin më të mirë të javës në Evropë. Arbër Zeneli, siç duket […]

Arbër Zeneli në formacionin më të mirë të javës në Evropë Foto: Arbër Zeneli

Ylli i përfaqësueses së Kosovës, Arbër Zeneli, po ashtu edhe lojtar i klubit francez Reims, ai u përfshi në formacionin më të mirë të javës në Evropë.Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës dhe i klubit francez, Reims – Arbër Zeneli është i përfshirë në formacionin më të mirë të javës në Evropë.

Arbër Zeneli, siç duket është duke pasur sukses vazhdimisht në futboll sidomos në klubin e ri, Reims, pasi u transferua në janar, ku është duke i treguar aftësitë e tij si në ligën e franceze, po ashtu edhe në ndeshjet tjera, raporton GazetaBlic.

Zeneli ishte titullar në ndeshjen e Ligue 1 ndaj Montpeiller, ku edhe shkëlqeu me një gol dhe një asistim.

Ishte gazeta italiane, GazetaDelloSport ku u bë e ditur përfshirja e Arbër Zenelit në formacionin më të mirë të javës në Evropë.

Po ashtu, janë publikuar edhe disa lojtarët të tjerë, si më të mirët e javës në Evropë: Oblak, Mandi, Pallois, Ayhan, Deulofeu, Ziyech, Zeneli, Zaha, Mbappe, Jovic, Messi.