Arbër Zeneli ftohet në ndeshjen Stade de Reims kundër Marseille

02.02.2019

Lojtari me sukseset më të mëdha nga Kosova, ku sot u ftua në ndeshjen e sotme midis Stade de Reims dhe Marseille, shumë gjasë që ai të debutojë sonte me klubin e ri. Ylli i përfaqësueses kosovare, Arbër Zeneli, është ftuar në ndeshje e sotme midis Stade de Reims dhe Marseille, e cila do të […]

Arbër Zeneli ftohet në ndeshjen Stade de Reims kundër Marseille Foto: Arbër Zeneli

Lojtari me sukseset më të mëdha nga Kosova, ku sot u ftua në ndeshjen e sotme midis Stade de Reims dhe Marseille, shumë gjasë që ai të debutojë sonte me klubin e ri.

Ylli i përfaqësueses kosovare, Arbër Zeneli, është ftuar në ndeshje e sotme midis Stade de Reims dhe Marseille, e cila do të zhvillohet nga ora 21:00 në kuadër të xhiros së 23-të në Ligë 1.

Mesfushori 23 vjeçar u bë pjesë e skuadrës franceze, Stade de Reims, në ditët e fundit të afatit kalimtar të janarit.

Ndërsa sot është një ditë e rëndësishme për Zenelin pasi që ka shumë gjasë që ai të debutojë sonte me klubin e ri.

Anësori i Kosovës shkon në Ligue 1 me statistika fantastike, pasi në 17 paraqitje në Eredevise, dhuroi 11 asistime, më shumë se çdo lojtarë tjetër – teksa ka kontribuar edhe me tre gola.

Futbollisti kosovar ka premtuar se do ta japë maksimumin e tij për ta ndihmuar skuadrën franceze.