Arbër Prekazi demanton zërat e fundit: Ndodhëm nën kontratë me Ballkanin

22.06.2021

Mbrojtësi kosovar, Arbër Prekazi, ka demantuar zërat se mund të ndryshojë skuadër këtë afat kalimtar të verës. Futbollisti i Ballkanit të Suharekës, me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka bërë të ditur se ka kontratë valide me klubin suharekas, dhe të njëjtën do ta respekton deri në fund. “Duke u […]

Arbër Prekazi demanton zërat e fundit: Ndodhëm nën kontratë me Ballkanin Foto: Ilustrim

Mbrojtësi kosovar, Arbër Prekazi, ka demantuar zërat se mund të ndryshojë skuadër këtë afat kalimtar të verës.

Futbollisti i Ballkanit të Suharekës, me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka bërë të ditur se ka kontratë valide me klubin suharekas, dhe të njëjtën do ta respekton deri në fund.

“Duke u nisur nga raportimet e shumta të mediave në lidhje me të ardhmen time, dua që të ju sqaroj që nga gjithë ato raportime pa marrë as edhe një herë opinion tim për situatën, nuk ka asgjë të vërtetë, të paktën për momentin”.

“Jo vetëm në këtë afat kalimtar por edhe në afatet e kaluara unë kam pat gjithmonë oferta, por që kam qenë i lidhur me FC Ballkanin ashtu siç jam edhe tani, sepse ndodhem nën kontratë me klubin”, ka shkruar mes tjerash Prekazi.

Postimi i plotë i Arbër Prekazit:

Duke u nisur nga raportimet e shumta te mediave ne lidhje me te ardhmen time, dua qe te ju sqaroj qe nga gjithë ato raportime pa marrë as edhe një here opinionin tim për situaten , nuk ka asgje te vertetë , te pakten per momentin.

Jo vetem ne kete afat kalimtar, por edhe ne afetet e kaluara une kam patur gjithmonë oferta , por që kam qenë i lidhur me FC Ballkanin, ashtu sic jam edhe tani, sepse ndodhem nen kontrate me klubin.

Ndjehem shumë falemderues presidentit Arsim Kabashi dhe familjes Kabashi per besimin e shfaqur ndaj meje dhe korrektesine, pasi qe investimi i tyre i madh ne sport meriton t’u kthehet me korrektesine maksimale.

Duke dashur edhe qe te rrespektoj punen e madhe te mediave dhe gazetareve te sportit ne pergjithesi, dua qe te ju informoj se nuk ka asgje te re ne lidhje me te ardhmen time, e cila vazhdon te mbetet e lidhur me FC Ballkanin.

Me rrespekt, Arber Prekazi