Arbër Potoku: Ballkani deri më tani e meriton titullin kampion
Superliga e Kosovës në futboll vazhdon të jetë e pezulluar që nga 13 marsi shkak i përhapjes se koronavirusit në vendin tonë. UEFA ka bërë me dije se kampionatet duhet të vazhdohen dhe përfundohen deri me 20 korrik, por e ka bërë të qartë se rifillimi i ligave evropiane do të varet nga kohëzgjatja e […]
Superliga e Kosovës në futboll vazhdon të jetë e pezulluar që nga 13 marsi shkak i përhapjes se koronavirusit në vendin tonë.
UEFA ka bërë me dije se kampionatet duhet të vazhdohen dhe përfundohen deri me 20 korrik, por e ka bërë të qartë se rifillimi i ligave evropiane do të varet nga kohëzgjatja e Covid-19.
Në opinionin sportiv kosovar ka pasur debate të ndryshme se nëse kampionati anulohet a duhet që Ballkani të shpallet kampion apo Superliga të shpallet e pavlefshme.
Futbollisti i Ballkanit, Arber Potoku në një prononcim për Gazetën inFokus ka thënë se Ballkani e meriton titullin kampion duke marrë parasysh atë që kanë treguar në fushën e lojës.
Ai gjithashtu ka deklaruar se Ballkani është me plotë meritë në vendin e parë që një kohë të gjatë.
“Nëse kampionati nuk mund të vazhdohet shkak i pandemisë nuk mund të them se si duhet shpallur pasi që nuk me perket mua, por dua të lidhem se ne pra klubi i Ballkanit deri me tani e meritojmë titullin kampion duke marrë parasysh atë që kemi treguar në fushën e lojës dhe me plotë meritë jemi në vendin e parë prej një kohe të gjatë”, deklaroi Arber Potoku.