Arbenit Beqiraj shpallet kampion i Kosovës në garat e motokrosit, mposht veteranin e këtij sporti
Arbenit Beqiraj nga Suhareka ishte i jashtëzakonshëm në paraqitjen e tij, ku edhe u shpall kampion i kategorisë kryesore “E2 Profesionale” për vitin 2021. Ai ka mposhtur njërin nga garuesit më me zë në këtë sport, Blerim Aliu i njohur ndryshe si “Livoçi i Gjilanit” i cili për 10 vite ishte kampion në këtë sport. […]
Arbenit Beqiraj nga Suhareka ishte i jashtëzakonshëm në paraqitjen e tij, ku edhe u shpall kampion i kategorisë kryesore “E2 Profesionale” për vitin 2021.
Ai ka mposhtur njërin nga garuesit më me zë në këtë sport, Blerim Aliu i njohur ndryshe si “Livoçi i Gjilanit” i cili për 10 vite ishte kampion në këtë sport.
Beqiraj me motokrosin e tij ‘vallëzonte’ në pistën e vështirë të fshatit Duhël në këtë sport ekstrem.
Talenti nga Suhareka për një kohë shumë të shkurtër ka arritur të ngjitet në majat e sportit të motokrosit. Ai brenda një viti kaloi të gjitha kategoritë për tu shpallur kampion i Kosovës në kategorinë profesionale.
Blerim Aliu zuri vendin e dytë në këtë kategori, derisa në podium në këtë kategori u ngjit edhe Valon Zeqiraj i cili zuri vendin e tretë.
Vlen të theksohet se sivjet motoçiklistët nga klub “Motocross Theranda” i dominuan garat e motokrosit të cilat u zhvilluan në tërë territorin e Kosovës.
Edhe në kategorinë E3 kampion u shpall Kastriot Muqa nga Suhareka.
Garat në Suharekë u zhvilluan në pesë kategori të ndryshme.
Më poshtë janë rezultatet nga të gjitha kategoritë:
Gara Enduro “Suhareka 2021”
E – Junior class
1.Arjan Dreshaj vendi -1
2.Omar Xhaferi vendi – 2
E – Junior
1.Erjon Shpati Vendi -1
2. Shqipron Islami Vendi – 2
E 1
1.Besim Tershani Vendi-1
2.Agron Kelmendi vendi-2
3.Drilon Emini Vendi-3
E 2 – profesionale
1.Arbenit Beqiraj Vendi-1
2.Blerim Aliu Vendi-2
3.Valon Zeqiraj Vendi-3
E 3
1.Kastriot Muqa Vendi-1
2.Eurolind Morina vendi-2
3.Rehad Haliti Vendi-3