Antonio Conte i plotësohet dëshira, Romelu Lukaku më në fund në Inter

Antonio Conte i plotësohet dëshira, Romelu Lukaku më në fund në Inter

Skuadra e Interit ka kompletuar njërin nga transferim më të mëdha në treg, tashmë te skuadra “Zi kaltër” është prezantuar sulmuesi belg, Romelu Lukaku, njoftoi klubi nga Milan.

Interi për këtë transferim do t’i paguaj Manchester Unitedit 80 milionë euro. Sulmuesi i kombëtares së Belgjikës, Lukaku, tani 26 vjeçar, ka luajtur për Chelsea, Anderlecht dhe West Bromwich Albion.

Pas dy viteve në Manchester Utd ku nuk është se nuk tregoj rezultat, por u zu nën vlugun e reformave të menaxherit të ri dhe kushtëzimeve financiare në klubin legjendar anglez.

Trajneri i Inter, Antoinio Conte, e vlerëson shumë sulmuesin shtatlartë belg, dhe kihste insistuar ta kthej në Chelsea kur po e udhëhiqte klubin londinez, por Mourinho e tundoi për në Man Utd.

Sa u paraqit si trajner në Milano, Conte përsëri e shfaqi dëshirën dhe e lëvdoi aq shumë sa nuk është çudi që u transferua por që u vonua, transmeton GazetaMetro.

Në Internazionale FC do të zëvendësoj Mauro Icardi, të cilin nuk e do në skuadër Antonio Conte i cili shumë shpejt do të transferohet në një skuadër tjetër.

RAPORTO