Ankandi për Coutinhon, zbulohet shifra që kërkon Barça!

05.04.2020

Philippe Coutinho do të largohet nga Bayern në fund të sezonit, për t’u rikthyer te Barcelona, ekip që zotëron kartonin e brazilianit. Gjithsesi, rikthimi nuk do të zgjasë shumë, pasi e ardhmja e Coutinhos është larg Spanjës apo Gjermanisë. Fantazisti do të kalojë në Premier League, ku 3 klube interesohen për të. Chelsea, United dhe […]

Ankandi për Coutinhon, zbulohet shifra që kërkon Barça! Foto: Ilustrim

Philippe Coutinho do të largohet nga Bayern në fund të sezonit, për t’u rikthyer te Barcelona, ekip që zotëron kartonin e brazilianit.

Gjithsesi, rikthimi nuk do të zgjasë shumë, pasi e ardhmja e Coutinhos është larg Spanjës apo Gjermanisë.

Fantazisti do të kalojë në Premier League, ku 3 klube interesohen për të. Chelsea, United dhe Liverpool janë në garë për 27-vjeçarin.

Mediat në ishull madje kanë zbuluar edhe shifrën që kërkon Barcelona për ta lënë të lirë Coutinhon.

Mësohet se katalanasit kërkojnë të paktën 80 milionë euro. Tashmë, mbetet në dorën e klubeve të interesuara nëse do ta paguajnë një shumë të tillë.