Anglisë do ti mungojnë dy yje në ndeshjen ndaj Kosovës

16.11.2019

Nesër do të jetë një ditë historike në futbollin kosovar e sidomos në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku kombëtarja e Kosovës do të përballet ndaj Anglisë, ku tashmë e dimë që mundësiua e kualifikimit për në Euro 2020 për Kosovën do të jetë në muajin mars përmes Ligës së Kombeve. Por, për ndeshjen e së nesërme […]

Anglisë do ti mungojnë dy yje në ndeshjen ndaj Kosovës Foto: Ilustrim

Nesër do të jetë një ditë historike në futbollin kosovar e sidomos në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku kombëtarja e Kosovës do të përballet ndaj Anglisë, ku tashmë e dimë që mundësiua e kualifikimit për në Euro 2020 për Kosovën do të jetë në muajin mars përmes Ligës së Kombeve.

Por, për ndeshjen e së nesërme Anglia do të jetë në mungësë të dy yjeve për ndeshjen në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kombëtarja e Anglisë nuk mund të llogarisin në shërbimet e dyshes Jordan Henderson dhe Joe Gomez për ndeshjen e fundit në kuadër të Grupit A për kualifikimet në Kampionatin Evropian 2020, raporton arbresh.info.

Arsyet e mungesës të këtyre dy yjeve anglez janë se mesfushori i Liverpoolit për shkak të gripit ai nuk mund të lauj si dhe Joe Gomez nuk do të luan pasi që ka pësuar një lëndim të vogël në gju.

Sidoqoftë, trajneri Gareth Southgate ka mundësi të shumta për zëvendësimin e dyshjes meqenëse vjen në Kosovë me një skuadër të përbërë prej 23 lojtarëve.

Anglia luan për të mbyllur fazën e grupeve si lider, ndërsa Kosova synon t’i argëtojë “Dardanët” dhe gjithë popullin tonë meqenëse kualifikimi tashmë është matematikisht i pamundur nga grupi.