Anglia publikon listën e futbollistëve ndaj Kosovës

Kombëtarja e Anglisë e ka publikuar sot listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen kundër Kosovës në Grupin A kualifikues për Kampionatin Evropian 2020.

Kosova do të përballet me Anglinë më 10 shtator në Southampton. Tri ditë më herët, djelmoshat e Bernard Challandes presin Çekinë.
Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate ka ftuar dy lojtarë të ri, Wan Bissak dhe Tyren Mings të Man Utd dhe Aston Villas, raporton Gazeta Olle.

Anglia më 7 shtator luan ndaj Bullgarisë.

Anglia është lider i Grupit A me 6 pikë edhe pse i ka zhvilluar vetëm dy ndeshje deri tani, e ndjekur nga Republika e Çekisë që i ka po aq pikë pas tri ndeshjeve dhe Kosova me 5 pikë nga tri ndeshje.

Skuadra e Anglisë:

Portierë: Tom Heaton, Jordan Pickford, Nick Pope

Mbrojtës: Trent Alexander-Arnold, Ben Chilwell, Joe Gomez, Michael Keane, Harry Maguire, Tyrone Mings, Danny Rose, Kieran Trippier, Aaron Wan-Bissaka

Mesfushorë: Ross Barkley, Jordan Henderson, James Maddison, Mason Mount, Alex Oxlade-Chamberlain, Declan Rice, Harry Winks

Sumlues: Harry Kane, Jesse Lingard, Marcus Rashford, Jadon Sancho, Raheem Sterling, Callum Wilson

RAPORTO