Kosova do të jetë nikoqire e ndeshjes me Anglinë më 17 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Edhe pse Federata e Futbollit të Kosovës ende zyrtarisht nuk e ka njoftuar Federatën Angleze për numrin e bileatave që do të rezervohen për tifozët anglez, shitja e biletave tashmë ka filluar dhe atë online.

Live Football Tickets si çmim fillestar për një biletë për ndeshjen Kosovë-Angli ka vendosur 250£ dhe mundësinë e pagesës online.

Interesimi për të parë ndeshjen kualifikuese për Euro 2020, Kosovë – Angli është i jashtëzakonshëm. Sipas Zëvendës sekretarit të FFK-së, Arianit Ahmeti një javë deri në 10 ditë para ndeshjes do të shiten biletat online.

Sipas tij për tifozët angleze ende nuk është vendosur definitivisht se sa bileta do t’u takojnë. Megjithatë sipas rregullores së UEFA-së jemi të detyruar t’ua ndajmë minimum 5% që i bie 630 në pjesën e tifozëve, 120 në kategorinë e parë dhe 200 në perëndim me të drejtë blerje