Analisti i njohur: FC Ballkani duhet të shpallet kampion!

Ish-futbollisti i njohur tash trajner i grup-moshave të reja, Muhamet Dragusha ka thënë se nëse UEFA e anulon kampionati atëherë Ballkani duhet të shpallët kampion.

Dragusha në një prononcim për Gazetën inFokus ka deklaruar se nëse vazhdon periudha e karantinimit do të jetë i vështirë vazhdimi i kampionati.

Por nëse anulohet Superliga atëherë sipas tij kampion duhet të shpallet Ballkani.

“Sa i përket ecurisë se kampionatit të Kosovës në futboll në qoftë se vazhdon me karantinim do të jetë e vështirë të përcaktohet titulli i kampionit”.

“Ne qoftë se UEFA në koordinim me FFK-në vendosin për mos vazhdim shkaku i Covid-19 sigurisht se kampion duhet shpallur vendi i parë që në këtë rast është Ballkani”, është shprehur Dragusha.

Ai ka thënë se duhet ndjek rrugën e disa shteteve që tashmë veqse kanë shpallë kampionin me tabelën aktuale.

“E sa i përket disa zërave që kampionati të shpallet i pavlefshëm mendoj që në duhet të jemi në koordinim me disa shtete që veqse e kanë shpallë kampion vendin e parë aktual d.m.th. duhet të përshtatemi me kampionatet me të forta dhe neneve të përcaktuara nga UEFA”, ka deklaruar Muhamet Dragusha.

RAPORTO