Basketbollisti prizrenas Altin Morina, dje u largua nga klubi basketbollistik nga Suhareka, Golden Eagle Ylli.

Morina dje u zyrtarizua edhe te nënkampioni i Kosovës, KB Rahoveci.

Kjo do të jetë aventura e dytë për Altinin te Rahoveci, derisa lidhur me transferimin e tij ai tha se jam shum i lumtur që po rikthehem në këtë klub.

Shkrimi i tij i plotë i Altin Morinës:

“Jam shumë i lumtur që po rikthehem në Rahovec, kësaj radhe në një super-ambient në “Mizahir Isma”, e ku me ndihmën e tifozëve besoj se do të jetë edicion i trofeve.”

Ndryshe Morina te Ylli arriti një mesatare prej 9.1 pikëve, 5.7 asistimeve dhe 4.9 kërcimeve për ndeshje.