Allegri në Madrid, kurse Zidane në Juventus?
- 20.12.2018

Massimiliano Allegri, trajneri i klubit italian Juventus ka bërë disa plane për jetën e tij si trajner, ai ka vendosur që të marrë drejtimin e tij për në Madrid për në sezonin e ardhshëm, kurse Zidane pritet që të transferohet tek Juventusi si trajner për klubin italian.
Thashethemet për këta dy trajnerë janë zhvilluar prej kohësh, por në kohën e fundit kanë nisur që të rriten shumë, pasi Manchester United e shkarkoi trajnerin ‘Special One’ Jose Mourinhon, klubi anglez kërkoi që trajneri i tyre të jetë Zidane, por francezi ja dha fjalën skuadrës italiane, siç dihet Zidane ka qenë pjesë e Juventusit në vitet 1996-2001.
Ndërsa, Massimiliano Allegri e ka bërë të ditur lajmin se një vit më parë e refuzoi Real Madridin, për shkak që Allegri tha ka ende punë që nuk i kam përfunduar në Juventus, duke shpresuar në suksesin e skuadrës Italiane në Ligën e Kampionëve, megjithatë trajneri francez tani më prej largimit nga Real Madrid ai është i papunë.