Albion Rrahmani i FC Ballkanit përzgjidhet sërish “Ylli i javës”

  • 24.02.2023
Albion Rrahmani i FC Ballkanit përzgjidhet sërish “Ylli i javës”

Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i Javës”.

Ky çmim për javën e 21-të në Albi Mall Superligë i ka takuar futbollistit të ekipit suharekas, FC Ballkanit, Albion Rrahmani.

Sulmuesi i FC Ballkanit po kalon në formë të shkëlqyeshme në fillim të stinorit pranveror dhe ka qenë përcaktues në tri fitoret radhazi. Ai e fitoi këtë çmim edhe në javën e 19-të, kur shënoi “Hat-Trick”. Ndërkaq, këtë mesjavë, Albion D. Rrahmani , me golin e tij në minutën e 88-të na ndihmoi të realizojmë fitore ndaj Trepçës’89 në Mitrovicë (1:0).


Forma nëpër të cilën po kalon dhe rikthimi për ta marrë çmimin e më të mirit të javës, brenda pak ditësh për herë të dytë, ka bërë që Albioni të ndihet tejet i lumtur e krenar, por edhe modest. Ai premton se do të vazhdojë të punojë maksimalisht për ta mbajtur këtë formë sa më gjatë dhe ta ndihmojë ekipin në arritjen e objektivave të këtij edicioni.

“I kam premtuar vetes që do të jap maksimumin çdo xhiro për të ndihmuar ekipin drejt objektivit të mbrojtjes së titullit dhe më gëzon fakti që po rikthehem për ta marrë këtë shpërblim si më i miri i javës. Gjithmonë them se të shpallesh më i miri i javës nuk është vetëm për meritë të punës time, por këtu më ndihmojnë shumë edhe bashkëlojtarët dhe shtabi teknik, të cilëve u jam mirënjohës. Do të vazhdoj punën time nga ndeshja në ndeshje dhe shpresoj që në fund të jem golashënuesi më i mirë në Superligë dhe Ballkani të jetë sërish kampion”, ka theksuar Rrahmani për faqen zyrtare të FFK-së.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë