“Alarm” në Premier Ligë për rritjen e infeksioneve: Numri i të infektuarve me Covid-19 i dyfishuar në 1 javë!

06.01.2021

Kryeministri Britanik Boris Johnson ka njoftuar një bllokim të ri në vend pas shumë infeksioneve nga Covid-19 të gjetura ditët e fundit, numri i pozitivëve në Premier League është rritur gjithashtu. Sipas ligës angleze të futbollit, rastet janë më shumë se dyfishuar brenda një jave, nga 18 në 40. Njëzet e tetë lojtarë dhe anëtarë […]

“Alarm” në Premier Ligë për rritjen e infeksioneve: Numri i të infektuarve me Covid-19 i dyfishuar në 1 javë! Foto: Ilustrim

Kryeministri Britanik Boris Johnson ka njoftuar një bllokim të ri në vend pas shumë infeksioneve nga Covid-19 të gjetura ditët e fundit, numri i pozitivëve në Premier League është rritur gjithashtu.

Sipas ligës angleze të futbollit, rastet janë më shumë se dyfishuar brenda një jave, nga 18 në 40.

Njëzet e tetë lojtarë dhe anëtarë të stafit u testuan pozitivisht midis 28 dhe 31 dhjetorit, 12 të tjerë midis 1 dhe 3 janarit, raporton TeleSport

“Lojtarët ose anëtarët e stafit që janë pozitivë do të izolohen për një periudhë prej 10 ditësh”, vendosi Premier League në një deklaratë.