Aktivizohet “bomba” e radhës e merkatos, Haaland menjëherë te PSG në vend të Mbappe!

27.08.2021

Merkato në botën e futbollit nuk ka të ndalur sa shkon e bëhet më interesante. Dhe si kësaj here, merkato të këtilla të nxehta nuk ka pasur asnjëherë. Pavarësisht pandemisë, ku ekonomia ka shënuar rënie në të gjithë botë, natyrisht se pandemia ka ndikuar edhe në botën e futbollit, ku u thoshte se nuk do […]

Aktivizohet “bomba” e radhës e merkatos, Haaland menjëherë te PSG në vend të Mbappe! Foto: Ilustrim

Merkato në botën e futbollit nuk ka të ndalur sa shkon e bëhet më interesante.

Dhe si kësaj here, merkato të këtilla të nxehta nuk ka pasur asnjëherë.

Pavarësisht pandemisë, ku ekonomia ka shënuar rënie në të gjithë botë, natyrisht se pandemia ka ndikuar edhe në botën e futbollit, ku u thoshte se nuk do të ketë blerje e as shitje të çmendura, por si duket ato ishin vetëm fjalë dhe asgjë më shumë.

Merkato e kësaj vere po cilësohet si më bombastikja, pasi që nuk kemi parë transferime të lojtarëve të mëdhenjë si transferimi i Ronaldos, Messit, Mbappe e të tjerë.

Ja që largimet e mëdha sjellin edhe pasoja zinxhirë siç është edhe ajo e Mbappe. Me largimin e tij, PSG nuk do të rrijë duarbosh sepse do të ketë 180 mln Euro për të shpenzuar dhe pasuesi i tij mund të jetë një bombë e vërtetë, Erling Haaland.

“Monstra” i golave të Dortmundit është shënjestruar nga Leonardo që ka nisur bisedimet me Dortmundin për ta shkëputur atë në ditët e ardhshme.

Operacioni është tejet i vështirë sepse janë pak ditë deri në mbylljen e merkatos dhe Dortmundi duhet të gjejë një pasues të norvegjezit dhe kjo nuk është e lehtë shkruan Ora News.

Dortmundi ka një çmim pak a shumë te 200 mln Euro, dhe bisedimet sapo kanë filluar dhe “siguresa e bombës” sapo është hequr në pritje të shpërthimit…!!!