Akord deri në 2025 për rinovimin me Arsenalin, Granit Xhaka nuk do të bashkohet me Mourinhon

03.08.2021

Merr fund edhe çështja Granit Xhaka. Mesfushori shqiptar i cili ishte një hap larg transferimit te Roma e Mourinhos ka kthyer situatën plotësisht dhe tani është pranë qëndrimit e për më tepër do të rinovojë kontratën. Trajneri Arteta gjithmonë e ka vlerësuar për lidershipin e tij lojtarin i cili ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit […]

Akord deri në 2025 për rinovimin me Arsenalin, Granit Xhaka nuk do të bashkohet me Mourinhon Foto: Ilustrim

Merr fund edhe çështja Granit Xhaka. Mesfushori shqiptar i cili ishte një hap larg transferimit te Roma e Mourinhos ka kthyer situatën plotësisht dhe tani është pranë qëndrimit e për më tepër do të rinovojë kontratën.

Trajneri Arteta gjithmonë e ka vlerësuar për lidershipin e tij lojtarin i cili ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit të topçinjve dhe tani pritet të zgjasë kontratën dhe të mbyllë kapitullin e merkatos.

Xhaka ka dhënë “ok” për rinovimin deri në 2025 dhe akordi është çështje detajesh me drejtuesit e Arsenalit të cilët shmangin kështu humbjen e një mesfushori si futbollisti zviceran kur për çështje dëmtimi kanë humbur edhe Thomas Partey.

Largimi i Xhakës nuk ka qenë asnjëherë në axhendën e Arsenalit dhe ishte Mourinho i cili i ka telefonuar për t’u bashkuar me të te Roma, transferim që siç duket nuk ka gjasa të ndodhë.