Akil Gjakova në top 10-shen e xhudistëve më të mirë në botë

24.04.2021

Xhudisti i Kosovës, Akil Gjakova është në majat e Evropës. Gjakova ditë më parë kishte fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë. Xhudisti Gjakova në finale mposhti në finale e mposhti izraelitin, Tohar Butbul, në një sfidë tejet të fortë. Ndërsa sot Federata Ndërkombëtare e Xhudos ka publikuar […]

Akil Gjakova në top 10-shen e xhudistëve më të mirë në botë Foto: Akil Gjakova

Xhudisti i Kosovës, Akil Gjakova është në majat e Evropës.

Gjakova ditë më parë kishte fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë.

Xhudisti Gjakova në finale mposhti në finale e mposhti izraelitin, Tohar Butbul, në një sfidë tejet të fortë.

Ndërsa sot Federata Ndërkombëtare e Xhudos ka publikuar top dhjetëshen e xhudistëve më të mirë në botë.

Në top 10-shen bën pjesë edhe Akil Gjakova.

Ai është shpallur si xhudisti i shtatë më i mirë në botë për kategorinë nën 73 kilogramë.