Akil Gjakova në Finale të Grand Slamit të Parisit

01.02.2025

Xhudisti kosovar, Akil Gjakova, ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm duke u kualifikuar në finale të Grand Slamit prestigjioz të Parisit. Gjakova ka shkëlqyer gjatë gjithë ditës, duke treguar formë të lartë dhe duke mposhtur kundërshtarë të njohur.

Në gjysmëfinale, Akili triumfoi ndaj italianit të njohur, Manuel Lombardi, me një uazari. Kjo fitore e siguroi atij një vend në finale, duke kurorëzuar një ditë të shkëlqyer për xhudistin nga Peja.

Rruga drejt finales nuk ishte e lehtë. Në çerekfinale, Gjakova mposhti Rashid Mammadaliyev të Azerbajxhanit, një tjetër emër i madh në botën e xhudos. Më herët, ai kishte demonstruar mjeshtëri të jashtëzakonshme duke mposhtur japonezin Shusuke Uchimura me një hedhje të bukur.

Edhe duelin e parë, Akili e kishte filluar me një super-hedhje kundër francezit Jean Peter, duke treguar që nga fillimi se ishte i vendosur për të arritur majat e këtij turneu të rëndësishëm.

Kjo është një arritje e madhe për Akil Gjakovën dhe për xhudon kosovare. Kualifikimi në finale të Grand Slamit të Parisit është një dëshmi e punës së palodhshme dhe talentit të tij. Tani, të gjithë sytë janë drejtuar nga finalja, ku Akili do të kërkojë të sjellë medaljen e artë për Kosovën.