Aguero mohon thashethemet për pensionim: Mendoni gjithmonë pozitivisht
Sergio Aguero ka publikuar një postim në Twitter duke diskutuar gjendjen e tij aktuale, pasi thashethemet u shfaqën të premten duke thënë se sulmuesi i Barcelonës mund t’i japë një fund të parakohshëm karrierës së tij. 33-vjeçari pësoi një aritmi në zemër gjatë barazimit 1-1 të Blaugranës kundër Alaves më 30 tetor, ku më vonë […]
Sergio Aguero ka publikuar një postim në Twitter duke diskutuar gjendjen e tij aktuale, pasi thashethemet u shfaqën të premten duke thënë se sulmuesi i Barcelonës mund t’i japë një fund të parakohshëm karrierës së tij.
33-vjeçari pësoi një aritmi në zemër gjatë barazimit 1-1 të Blaugranës kundër Alaves më 30 tetor, ku më vonë u zbulua se ai do të mungojë për tre muajt e ardhshëm.
“Në përgjigje të thashethemeve [të premten], mund t’ju them se jam duke ndjekur udhëzimet e mjekëve të klubit, duke kryer analiza dhe trajtime dhe për të parë se si do të evoloj brenda 90 ditëve. Mendoni gjithmonë pozitivisht,” shkroi Aguero në një postim në Twitter.
Për momentin, Barcelona nuk ka bërë një deklaratë për këtë çështje dhe po tregohet e kujdesshme me Agueron.