Agjenti i Salah shkon në Liverpool, bisedohet për rinovimin e kontratës

17.10.2021

Abbas me qendër në Dubai shikoi fitoren 5-0 të Liverpoolit dnaj Watford, ndërsa Salah krijoi një tjetër gol të shkëlqyer individual për të barazuar rekordin e ish-sulmuesin e Chelseat, Didier Drogba, si lojtari afrikan me më së shumti gola në historinë e Ligës Premier, me 104 gola. 29-vjeçari Salah është një nga lojtarët më të […]

Agjenti i Salah shkon në Liverpool, bisedohet për rinovimin e kontratës Foto: Ilustrim

Abbas me qendër në Dubai shikoi fitoren 5-0 të Liverpoolit dnaj Watford, ndërsa Salah krijoi një tjetër gol të shkëlqyer individual për të barazuar rekordin e ish-sulmuesin e Chelseat, Didier Drogba, si lojtari afrikan me më së shumti gola në historinë e Ligës Premier, me 104 gola.

29-vjeçari Salah është një nga lojtarët më të mirë në botë për momentin dhe Abbas së bashku me sulmuesin egjiptian besojnë se Liverpooli duhet të përgjigjet me një kontratë të re e cila e njeh faktin.

Sipas mediumit Mirror Football, kjo do të thotë të dalësh me një marrëveshje të re rreth 500 mijë funtesh në javë, duke e bërë atë lojtarin më të paguar në Anfield.

Por, deri më tani të dyja palët janë shumë larg pas bisedimeve fillestare, pavarësisht se marrëveshja aktuale e Salah ka rreth 20 muaj për të skaduar, transmeton TopChannel.

Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp është një tifoz i madh i Salah, teksa pas fitores ndaj Watfordit foli fjalë të mëdha për ta.