Adrien Rabiot u ‘divorcua’ nga Paris Saint Germain zgjedh skuadrën e re

Adrien Rabiot, 23 vjeçar, tashmë ka zgjedhur që mos të nënshkruaj kontratë të re me skuadrën franceze, Paris Saint Germain, pas këtij njoftimi shumë skuadra kanë shprehur interesim për Rabiotin.

23 vjeçari tashmë ka ndarë mendjen për t’u ndarë me Paris Saint Germian, me të cilën skuadër ka kontratë deri në qershor të këtij viti.

Në mesin e tyre edhe Liverpool dhe Tottenham Hotspur. Por, ‘Le Parisen’ shkruan se Rabiot ka vendosur të refuzojë këto dy skuadra, për të kaluar në ‘Camp Nou’ te Barcelona, transmeton RTK.

Adrien Rabiot, për skuadrën e parë të PSG ka të zhvilluara 150 ndeshje, duke shënuar edhe 13 gola.

RAPORTO