Sport

AC Milan: Udhëtimi në Kosovë, historik!

Milani të shtunën në mbrëmje zhvilloi miqësore historike me kampionin e Kosovës, Feronikelin.

Përderisa ndeshja brenda stadiumit nuk shkoi siç duhet, pasi vetëm një numër i vogël tifozësh kishin udhëtuar drejt “Fadil Vokrrit”, shkruan GazetaBlic.

Megjithatë, duket se pritja që tifozët e caktuar ia kishin bërë klubit italian, i ka pëlqyer jashtë mase 18-herë kampionëve italianë.

Në deklaratat e shumta të tyre, drejtuesit Rossonerë i kanë falenderuar, derisa sot kanë shfrytëzuar faqen zyrtare të rrjetit social “Twitter”, për ta quajtur këtë udhëtim si historik.

Kujtojmë se klubi italian, AC Milan shënoi fitore ndaj KF Feronikelit me rezultat përfundimtar 2-0.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.