AC Milan nuk ka të ndalur, pas Ibrahimovic synon Draxlerin e PSG

Nënshkrimi me Zlatan Ibrahimovicin nuk e ka ndalur aspak punën e drejtuesve të Milanit sa i takon merkatos së janarit.

Sipas mediave italiane, objektivi i radhës i kuqezinjve është Julian Draxler, i cili nuk po arrin të gjejë më një vend titullari te Paris Saint-Germain dhe për këtë arsye me shumë mundësi do të largohet nga klubi francez që në janar, transmeton Gazeta Blic.

Por kuqezinjtë nuk janë të vetmit që kërkojnë shërbimet e 26-vjeçarit, pasi edhe Chelsea e Hertha Berlin janë në garë për kartonin e tij. Drejtori sportiv i klubit gjerman, Michael Preetz ka patur një bisedim me drejtorin sportiv të klubit nga “Parc des Princes”, Leonardo, por për momentin nuk ka asgjë zyrtare mes palëve.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.