AC Milan arrin marrëveshje me Mario Mandzukicin

15.01.2021

Milani ka rënë dakord për kushtet personale me sulmuesin kroat Mario Mandzukic të cilit i është ofruar një kontratë gjashtë-mujore, pasi ai kreu disa teste mjekësore të kërkuara na klubi. Sipas Milannews24.com dhe Calciomercato.it, Mandzukic dhe agjenti i tij kanë rënë dakord për kushtet personale me liderët e Serie A. Lojtari do të nënshkruajë një kontratë nga […]

AC Milan arrin marrëveshje me Mario Mandzukicin Foto: Ilustrim

Milani ka rënë dakord për kushtet personale me sulmuesin kroat Mario Mandzukic të cilit i është ofruar një kontratë gjashtë-mujore, pasi ai kreu disa teste mjekësore të kërkuara na klubi.

Sipas Milannews24.com dhe Calciomercato.it, Mandzukic dhe agjenti i tij kanë rënë dakord për kushtet personale me liderët e Serie A.

Lojtari do të nënshkruajë një kontratë nga e cila do ë përfitojë 2 milionë euro pagë për gjashtë muaj, pasi vjen si lojtar i lirë pas aventurës me Al-Duhail.

Sipas mediave ish sulmuesi i Juventusit ka kaluar disa teste mjekësore dhe pastaj do të ketë një kontroll të plotë mjekësor gjatë 48 orëve të ardhshme.

Në anën tjetër Sky Sport Italia dhe Sportitalia, shkruajnë që negociata mes Mandzukic dhe Milan vazhdonë dhe nuk ka ende marrëveshje.

34-vjeçar kroat tashmë ka luajtur në Serie A nga korriku 2015 deri në janar 2020 në Juventus, ku fitoi gjithçka çka fitohet në futbollin italian.