A po e ruan Juventusi numrin 9 për Icardin?

24.08.2019

Juventusi shpërndau numrat e fanellave për lojtarët sot, por supriza lidhej me faktin se akujt nuk iu dha numri “9”. Fanella me këtë numër mbeti pa “pronar”, ndërsa zyrtarët e klubit nuk kanë bërë asnjë koment për këtë veprim. Megjithatë, “Tutto Sport” shkruan skuadra torineze e ka lënë këtë numër bosh pasi mendohet se do […]

A po e ruan Juventusi numrin 9 për Icardin? Foto: Ilustrim

Juventusi shpërndau numrat e fanellave për lojtarët sot, por supriza lidhej me faktin se akujt nuk iu dha numri “9”.

Fanella me këtë numër mbeti pa “pronar”, ndërsa zyrtarët e klubit nuk kanë bërë asnjë koment për këtë veprim.

Megjithatë, “Tutto Sport” shkruan skuadra torineze e ka lënë këtë numër bosh pasi mendohet se do t’i jepet Mauro Icardit. Ky numër është dhe i preferuari i argjentinasit.

Icardi theksoi dje se do të qëndronte tek Interi dhe se do të jepte më shumë se maksimumin. Të njëjtën gjë bëri edhe Wanda duke thënë se do të rrinte edhe një vit tek Inter pasi shpërndau një foto me të dashurat dhe bashkëshortet e zikaltërve, por gjërat janë thyer tashmë mes argjentinasit dhe skuadrës.

Gjasat janë që ai të kalojë në janar në Torino duke përmbyllur kështu një debat të gjatë me skuadrën e tij.