A është gati ta drejtojë Kosovën? Lorik Cana jep këtë përgjigje

A është gati ta drejtojë Kosovën? Lorik Cana jep këtë përgjigje
Taulant Krasniqi

20.06.2021 / Sport


Ish-kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana, ka treguar nëse do të ishte i gatshëm të ishte trajner i Kosovës.

Ai, në “Evropianin Special” në Klan Kosova, tha se të qenit trajner nuk është rrugëtimi që e ka në plan.

“Është një karrierë që duhet me u marrë me dëshirën e madhe për me e bo, përtej aspektit të ndjenjave kombëtare dhe patriotike.

Duhet të jesh i përgatitur mjaftueshëm, sepse mund të bësh dëm për veten dhe çfarëdo projekti që merr nëse diçka nuk e bën me pasionin e duhur.

Besoj që ka shumë individë dhe trajnerë që janë të përgatitur dhe do të jenë të përgatitur para meje për të dhënë kontributin si trajner”.

“Në çdo aspekt tjetër mundohem të jap kontribut edhe për futbollin në Kosovë, jo direkt për Kombëtaren e Kosovës, por për sportin në Kosovë për ta zhvilluar sportin atje që fëmijët apo të rriturit të kenë mundësi të merren me pasionin e tyre dhe të rriten njëjtë si në Zvicër, Gjermani, Itali apo vende të tjera.

Kjo më pëlqen si sfidë dhe do të vazhdoj të jap një kontribut në atë drejtim”. 

Nga tani në Physio Cure Clinic edhe trajtim i rrudhave, pikave të zeza dhe gjithçka për fytyrën tuaj

Pastrimi i fytyrës shërben për mirëmbajtjen e shëndetit të lëkures, kryerjen normale të funksioneve të qelizave si dhe ndriçimin e...

Lexo më shumë

Të fundit

1

6 orë më parë / Sport

FBK: Më 1 gusht fillon afati kalimtar