A do ta pranonte uljen e pagës te Ballkani? Flet senzacioni i Superligës

08.04.2020

Pandemia COVID-19, e njohur ndryshe si koronavirus, është duke shkaktuar pasoja të mëdha financiare te klubet e mëdha evropiane, por gjithashtu edhe në Kosovë, në një vend i cili është pranuar që pak vite në FIFA dhe UEFA. Në pesë kampionatet më të mëdha në Evropë, si në Itali, Gjermani, Francë, Angli dhe Spanjë, në […]

A do ta pranonte uljen e pagës te Ballkani? Flet senzacioni i Superligës Foto: Ilustrim

Pandemia COVID-19, e njohur ndryshe si koronavirus, është duke shkaktuar pasoja të mëdha financiare te klubet e mëdha evropiane, por gjithashtu edhe në Kosovë, në një vend i cili është pranuar që pak vite në FIFA dhe UEFA.

Në pesë kampionatet më të mëdha në Evropë, si në Itali, Gjermani, Francë, Angli dhe Spanjë, në disa klube janë ulur pagat, derisa në të tjerat veçse po diskutohet një gjë e tillë.

Në Kosovë, ku edhe para pandemisë, klubet kosovare kanë pasur probleme financiare, një gjë e tillë duket vetëm se është rritur në këtë periudhë, kur bizneset të cilat kanë sponsorizuar klubet, kanë pezulluar aktivitetin e tyre.

Deri më tani, në asnjë klub kosovar nuk është vendosur që pagat e futbollistëve të ulen, megjithatë është përfolur shumë se kjo gjë mund të ndodhë në vazhdim, shkruan Zëri.info.

Njëri prej futbollistëve më cilësor që aktivizohet në futbollin e Kosovës është Arbër Hoxha.

Futbollisti që shkëlqeu me fanellën e Ballkanit këtë edicion, ka thënë se situata aktuale është e palakmueshme për të gjithë.

“Është një moment shumë i vështirë për të gjithë për shkak të koronavirusit. Po hasim probleme edhe në stërvitje pasi dallojnë shumë stërvitjet individuale nga ato grupore. Sa i përket pagave në Evrop, dallojnë shumë nga ne”, ka thënë fillimisht Hoxha.

Tutje, ai thotë se deri më tani te Ballkani janë në rregull me pagat, por që shton se do ta pranonte një ulje në pagë nëse vazhdon kjo pandemi edhe më tej.

“Deri tani gjithçka është në rregull në klubin tonë duke falënderuar kryetarin e klubit. Nëse merret ndonjë vendim për ulje, atëherë do të pranoja sepse edhe klubet e kanë të vështirë t’i mbulojnë ato. Por, shpresoj që sa më shpejt t’i kthehemi normalitetit dhe të mos kemi probleme sa i përket mjeteve financiare”, tregoi ish-futbollisti i FC Prishtinës, Arbër Hoxha.