48 pjestar të FC Ballkanit testohen për covid-19

48 pjestar të klubit vendas FC Ballkani gjatë ditës i janë nënshtruar mostrimit për covid-19.

Lajmin për SuharekaOnline e ka konfirmuar drejori sportiv i klubit, Avni Bytyçi, i cili tregoi se sot gjatë ditës 48 pjestar të klubit i janë nënshtruar testit për covid-19.

“Po është e vërtetë që sot jemi mostruar nga QRSHP-ja në Prizren, 48 persona duke përfshirë lojtarët, anëtarët e kryesisë, top mbledhësit e të tjerë janë mostruar sot”.

Bytyçi gjithashtu si të rëndësishme dhe të nevojshme e ka parë edhe krijimin dhe publikimin e një protokolli për lojëtarët se si duhet vepruar gjatë kësaj faze psh. distanca e rezervistëve, a ju lejohet pështyrja në fushë e të ngjashme, mirëpo përderisa ende jemi në fazën dalëse nga pandemia besoj se edhe kjo do të rregullohet ka thënë Bytyçi.

LEXO EDHE:  Deri në 5 zëvendësministra për ministri në Qeverinë Hoti, pritet rritje e numrit

Suharekasit janë bërë njëra nga shumë skuadrat kosovare që tashmë kanë kryer këto teste, prej të cilave deri më tani nuk ka pasur asnjë rast pozitiv.Gjithsesi, rezultatet e Ballkanit priten të publikohen gjatë ditës së sotme.