48 mostrat e FC Ballkanit rezultojnë negativ për covid-19

48 pjestar të klubit vendas FC Ballkani gjatë ditës i janë nënshtruar mostrimit për covid-19.

Lajmin për SuharekaOnline e ka konfirmuar sot drejori sportiv i klubit, Avni Bytyçi, i cili tregoi se sot gjatë ditës 48 pjestar të klubit i janë nënshtruar testit për covid-19.

Përmes një njoftimi FC Ballkani ka bërë të ditur se të gjithë të testuarit sot kanë rezultuar negativ për covid-19.

“Në hapësirat e FC Ballkani, Instituti për Shëndetësi Publike ka kryer testime për Covid 19 ku i gjithë stafi dhe lojtarët kanë rezultuar negativ.

Në si klub falenderojmë institutin për shërbimin e ofruar duke u zotuar se me vëmendje të shtuar do t’i përmbahemi çdo rekomandimi të dal nga ky institucion prestigjioz, si dhe nga Ministria e Shëndetësisë” thuhet në njoftim.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.