400 mijë euro investime për stadiumin e qytetit dhe atë në Studençan

08.04.2020

Në buxhetin e miratuar nga Kuvendi i Kosovës, qeveria në detyrë ka paraparë që për vitin 2020 të përkrahë edhe dy projektet sportive në Suharekë. Bëhet fjalë për renovimin e stadiumit të qytetit dhe ndërtimin e stadiumit në fshatin Studençan. Vlera investive në këto dy projekte për vitin 2020 kap vlerën prej 400 mijë euro, […]

400 mijë euro investime për stadiumin e qytetit dhe atë në Studençan Foto: Ilustrim

Në buxhetin e miratuar nga Kuvendi i Kosovës, qeveria në detyrë ka paraparë që për vitin 2020 të përkrahë edhe dy projektet sportive në Suharekë.

Bëhet fjalë për renovimin e stadiumit të qytetit dhe ndërtimin e stadiumit në fshatin Studençan.

Vlera investive në këto dy projekte për vitin 2020 kap vlerën prej 400 mijë euro, ku për renovimin e stadiumit të FC Ballkanit 100 mijë euro do të barten nga viti paraprak si dhe 300 mijë për ndërtimin e stadiumit në fshatin Studençan.