4 vjet nga pranimi i Kosovës në FIFA – rrugëtimet e kombëtares në këtë periudhë

13.05.2020

Sot mbushen katër vjet qëkur pritjes së gjatë të atëhershme i erdhi fundi dhe më në fund Kosova u bë pjesë në shtëpinë më të madhe të futbollit në botë, FIFA. Në kongresin e 66-të të FIFA-së në Meksikë, delegatët e këtij kongresi kanë votuar për Kosovën. Nga 205 delegatë që ishin pjesëmarrës në këtë […]

4 vjet nga pranimi i Kosovës në FIFA – rrugëtimet e kombëtares në këtë periudhë

Sot mbushen katër vjet qëkur pritjes së gjatë të atëhershme i erdhi fundi dhe më në fund Kosova u bë pjesë në shtëpinë më të madhe të futbollit në botë, FIFA.

Në kongresin e 66-të të FIFA-së në Meksikë, delegatët e këtij kongresi kanë votuar për Kosovën. Nga 205 delegatë që ishin pjesëmarrës në këtë kongres, Kosova ka marrë 141 vota pro dhe 23 kundër duke u bërë kështu anëtarja më e re e saj.

Pas pranimit në FIFA, Kombëtarja e Kosovës nisi ndeshjet e saj në kualifikimet për Botëror, Ligën e Kombeve dhe në kualifikimet për Evropianin 2020, raporton Insporti

Kualifikueset e Botërorit 2018 nuk do të shkonin më së miri për kombëtaren e Kosovës, që asokohe vetëm sa ishte duke bërë hapat e parë në futbollin ndërkombëtar.

Me vetëm një barazim në ato kualifikuese, Albert Bunjaku vendosi të hiqte dorë nga posti i trajnerit, për të lënë radhën e Bernard Challandes, njeriu që edhe sot është në krye të stolit, e që po bën një punë të mrekullueshme.

LEXO EDHE:  Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për shpërthimin në Ibër-Lepenc

Kosova do të vazhdonte aventurën e saj tashmë në një kompeticon tjetër, që njësoj si kombëtarja jonë, ishte i ri në futbollin evropian. Bëhet fjalë për Ligën e Kombeve, ku Kosova fitoi zemrat e shumë adhuruesve të futbollit falë paraqitjeve fenomenale.

Në një grup të përbërë nga Azerbajxhani, Ishujt Faroe e Malta, Kosova dilte e para në grup, duke siguruar gjysmëfinalen e Ligës D, ku tashmë përmes saj ka akoma gjallë ëndrrën për një biletë drejt Euro 2020 – kur do të takohet me Maqedoninë e Veriut më vonë këtë vit.

Historike në këto katër vite ishin edhe kualifikueset për Euro 2020, ku Kosova në garë me kombëtare me përvojë si Anglia, Çekia, Mali i Zi e Bullgaria, arriti të pozicionohej në vendin e tretë, rezultat ky tejet pozitiv edhe pse nuk solli kualifikimin.

Etiketat