25 karateistë nga Kosova në kampionatin evropian

Në qytetin e Aalborg të Danimarkës, do të zhvillohet kampionati evropian i karatesë për grupmoshat e reja, po ashtu edhe Përfaqësuesja e Kosovës do të marrë pjesë në këtë garë, ku do të udhëtojnë gjithsej 25 karateistë nga Kosova në Danimarkë.

Njoftimin për udhëtimin e 25 karateistëve në Aalborg të Danimarkës, e ka bërë të ditur Federata e Karatesë e Kosovës (FKK).

Kjo garë do të zhvillohet të premten e sotme, dhe do të përfundoj në ditën e dielë, po ashtu është bërë e ditur se përfaqësuesja e Kosovës do të marrë pjesë në kategoritë: U-21, juniorë, dhe kadetë, raporton gazeta “Koha”.

Isak Curri, përzgjedhësi i Kosovës para nisjes për në Danimarkë, të cilët udhëtuan të martën, foli për suksesin e garuesve i cili tha se: “Ne në Danimarkë do të shkojmë për të fituar medalje dhe besoj në suksesin e garuesve tanë”.

Duke u bazuar në kategoritë, U-21 do të ketë 9 garues, kurse në dy kategoritë e tjera do të jenë nga një më pak.

RAPORTO